Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vlerësimin e plotë poztiv nga Auditori i Pavarur bazuar në Raportin e Auditimit për katër fushatat e fundit zgjedhore në Kosovë.
Ky raport përfshin Raportet Financiare të Fushatave për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut 2019, zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut 2020, si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës 2020.
Po ashtu, në raportin e Auditorit të Pavarur, të përzgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në raportet vjetore financiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020, PDK është vlerësuar maksimalisht.
Partia Demokratike e Kosovës e ka shpërfaqur ndër vite se është kampion i menaxhimit të duhur të financave dhe shpenzimit të buxhetit sipas ligjit, duke marrë çdoherë vlerësimin maksimal, të ashtuquajtur "Opinion".
Këtë e dëshmon edhe Raporti i përmbledhur i Auditorit të Pavarur me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të mbikëqyrur mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga partitë politike. Në këto shtatë raporte të Auditimit, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike që e ka marrë vlerësimin maksimal.
https://media1-prd-eu1.onlinefiles.info/4f68c284/a0a080f4/018b6a49/81dc9bdb/media/document/1234/2019-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-kryetar-komune-mitrovice-e-veriut-zveqan-zubin-potok-leposaviq-pdk-alb_f3d6f2e1.pdf
https://media1-prd-eu1.onlinefiles.info/4f68c284/a0a080f4/018b6a49/81dc9bdb/media/document/1234/2019-zgjedhjet-e-parakohshme-nacionale-pdk-alb_3c570d0d.pdf