RDK: Rinia po ikë, Albin Kur’ti?

Prishtinë, 12 gusht - Rinia Demokratike e Kosovës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. 

“Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” - ishte moto e këtij aksioni, i cili mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit. 

Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. 

Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.