Reçica, PDK, në përfundim të Javës së Mërgatës: Faleminderit për vizitat, dyert tona janë të hapura!

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica, ka falënderuar pjesëtarët e mërgatës që për një javë zhvilluan vizita dhe takime në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

"Java e Mërgatës në PDK na takoi me shumë bashkatdhetarë, të cilët bashkë me familjet e tyre vizituan Partinë Demokratike të Kosovës, takuan kryetarin e PDK-së si dhe bashkëbiseduan me deputetë", ka theksuar Reçica.

Dje e mbyllëm këtë Javë, e cila do të organizohet tashmë çdo vit në PDK, ka cekur në rrjetin social z. Reçica dhe ka shtuar se java "do të bëhet traditë, por gjithashtu dyert tona do të jenë të hapura çdo ditë për mërgimtarë. Ne do të jemi aty për t'i mirëpritur e bashkëbiseduar me ta sa herë që ata do ta kenë vullnetin dhe dëshirën të na vizitojnë".

Duke ju dëshiruar pushime të rehatshme në Atdhe, ju falënderojmë për vizitat, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Elmi Reçica me dëshirën për takimin e përbashkët të ardhshëm.

https://www.facebook.com/photo?fbid=630434235107604&set=pcb.630435991774095

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.