Tahiri, qytetarëve: Çdo votë ka vlerë, shfrytëzojeni kohën e mbetur për të votuar

Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Sekretari Elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që deri më tani kanë dalë për të votuar, përkundër kushteve të vështira atmosferike.

Tahiri ka vlerësuar faktin që deri më tani nuk është raportuar për parregullsi apo incidente gjatë procesit zgjedhor, gjë që dëshmon edhe një herë që Kosova ka demokraci të konsoliduar.

PDK i inkurajon të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

"Ka mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve, andaj ftojmë të gjithë ata që ende nuk kanë dalë për të votuar, që të dalin dhe ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të vendosur për të ardhmen e Kosovës dhe për të vendosur për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare. Dilni dhe votoni, sepse secila votë është e rëndësishme për demokracinë tonë të re.", ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është shqetësuese që disa kryetar komunash dhe qeveria nuk arriti t'i dal në krye punëve për ti mirëmbajtur rrugët e Kosovës me kohë.

Ai ka ftuar qytetarët që të respektojnë në maksimum distancën fizike nëpër vendvotime dhe të tregojnë kujdes maksimal për ruajtjen e shëndetit të tyre.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.