Takimi Krasniqi-Meta, PDK vazhdon të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale. PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në prag të festës tonë kombëtare, 28 nëntorit, sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë që bashkë me kolegë, të mirëpres Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në këtë takim vëllazëror, me Presidentin Meta diskutuam për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve tona, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian. Po ashtu, Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale.

PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.