Themelohet nëndega e PDK-së në Malmo, kryetar zgjedhet Bashkim Bazaj dhe kryesia

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suedi, ka themeluar nëndegën në Malmo, me ç’rast, kryetar i nëndegës është zgjedhur Bashkim Bazaj, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Alban Krasniqi, Safet Rexha, Shpend Bejta dhe Ilir Buja.

Aktivitetet e zgjerimit të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, po vazhdojnë, ka theksuar deputeti, njëherësh Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica.

Z. Reçica ka theksuar se është themeluar nëndega e PDK-së Malmö. Me këtë rast kryetar i nëndegës është zgjedhur Bashkim Bazaj, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Alban Krasniqi, Safet Rexha, Shpend Bejta dhe Ilir Buja.

Dega e PDK-së në Suedi do të vazhdoj me themelimin e nëndegëve të tjera, me qëllim shtrirjen dhe fuqizimin e PDK-së në Suedi, ka shkruar Reçica dhe ka përgëzuar zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së nëndegës!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.