Themelohet nëndega e PDK-së në Regensburg të Gjermanisë

Pas një aktiviteti të ngjeshur për formimin e nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Regensburg të Gjermanisë, me bashkërendimin e aktiviteteve me anëtarë e simpatizantë të PDK-së në Regensburg me rrethinë, është themeluar nëndega e PDK-së në këtë qytet.

Kryetar i nëndegës është zgjedhur Shqiptar Gubetini, ndërsa po ashtu, është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës së PDK-së për Regensburg me rrethinë.

Kjo është nëndega e parë e PDK-së në Gjermani.

Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Inicues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu dhe z. Mërgim Lushtaku, njëherësh edhe përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të PDK-së në Mërgatë.

Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg e bënë më madhështore pjesëmarrja e shumë shqiptarëve nga mërgata, nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=641646737316936&set=pcb.641647170650226

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.