Valmir Osmani zgjedhet kryetar i Rinisë Demokratike në Drenas

Në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike, dega në Drenas, ku mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në prani të anëtarëve të RDK, kryetarit Lladrovci dhe strukturave të degës, u zgjodh Valmir Osmani kryetar i Rinisë Demokratike.

“Ata janë bërë bashkë për ta jetësuar vizionin për Kosovën që të rinjtë e ëndërrojnë.

Shumë suksese për Rininë Demokratike të Kosovës në Drenas!”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Postimi i plotë:

Platforma Ti Ki Za nuk kishte si të mos përqafohej nga rinia e Drenasit, një komunë shembull për qeverisje të mirë dhe reformuese.

Takimet dhe tubimet në Drenas përherë janë mbreslënëse, por ky i sotshmi ishte i një rëndësie të veçantë. Të rinj entuziastë, përtej të qenit qytetarë aktivë, që duan të marrin përgjegjësi politike dhe të angazhohen për komunitetin e tyre dhe për vendin tonë, sot zgjodhën për kryetar studentin e diplomacisë, Valmir Osmani.

Ata janë bërë bashkë për ta jetësuar vizionin për Kosovën që të rinjtë e ëndërrojnë.

Shumë suksese për Rininë Demokratike të Kosovës në Drenas!

#TiKiZa


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.