Tiranë, Badri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka takuar Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë.
Takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.
“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, ka thënë ai.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar gjatë ditës edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Link: https://we.tl/t-ocOfkjhtn8