Viti, Partisë Demokratike të Kosovës i bashkohet asamblisti i Vetëvendosjes

Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, i është bashkuar asamblisti në Asamblenë komunale të Vitisë nga Vetëvendosje, Bajram Sokoli.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i degës së PDK-së në Viti, njëherësh kandidat për kryetar të komunës nga kjo parti.

Z. Bekim Azizi, e konfirmoi ardhjen e asamblistit të Vetëvendosjes në Degën e PDK-së, nëpërmjet fotos, të cilën e ka publikuar në rrjetin social.

Ai me këtë rast, ka shkruar si vijon: “Ekipit të Kryetarit Bekim Azizi i bashkohet edhe Asamblisti i VV Bajram Sokoli.”

Kryetari i degës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Vitisë nga PDK, Z. Bekim Azizi me bashkëpunëtorë, do ta zhvillojnë një betejë politike shumë të përkushtuar për arritjen e fitores në zgjedhjet lokale.

Ky aderim nga Vetëvendosje është i mirëseardhur për këtë degë, ngase, dëshmon se vizioni i z. Azizi për Vitinë, po gjen përkrahje te qytetarët, madje edhe te subjektet tjera politike.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.