Vlora Çitaku për diplomacinë kosovare: Është rrënuar tërësisht

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për politikën e jashtme.

Ajo tha se shërbimi i jashtëm i Kosovës është rrënuar tërësisht, derisa thotë se “ka pasur vend për përmirësime”.

“Aty tash e disa muaj ka persekutim të personelit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe jo vetëm në atë ministri por edhe në institucione tjera. Ka burra e gra që shkojnë çdo ditë në zyrë, e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë që dinë. Shumica absolute e tyre nuk janë njerëz të korruptuar, nuk janë kriminelë as hajna, në mënyrën se si blloku qeverisës i tanishëm synon të portretizojë çdo gjë në Kosovë. Dhe të trajtohen në këtë mënyrë tërësisht pa dinjitet është e pafalshme”, tha ajo në T7.

Kur thotë “persekutim”, Çitaku tregon se e ka fjalën për “mungesë të trajtimit dinjitoz, profesional, gradime e zhgradime selektive”.

Mirëpo, Çitaku deklaron se nuk e mohon që këto emërime e gradime selektive kanë ndodhur edhe më herët.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.