Zgjerohet PDK në Itali, themelohet nëndega në Bassano Del Grappa, kryetar u zgjodh Sahit Topalli

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh deputet i kësaj partie, së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe deputetin Enver Hoxhajn, morën pjesë në themelimin e nëndegës së PDK-së në Bassano Del Grappa të Italisë.Kryetar i nëndegës së PDK-së në Bassano Del Grappa u zgjodh, Sahit Topalli, gjithashtu u votua edhe kryesia e nëndegës.Z. Reçica ka deklaruar se “Kuvendin e përcollën dhe e përshëndetën duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese përfaqësuesja e Shoqatës "Zëri i Atdheut" profesoresha znj. Rajmonda Deda si dhe përfaqësuesi i Shoqatës "Bashkimi Kombëtar" profesor Ragip Thaçi”.

Postimi i plotë:

Së bashku me Vlorën, Enverin dhe Sadriun, të prirë nga kryetari i Këshillit Patriot Krasniqi, në prezencë të bashkëveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar e të devotshëm u themelua Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Bassano Del Grappa të Italisë.

Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Sahit Topalli, gjithashtu u votua edhe kryesia e nëndegës.

Partia Demokratike e Kosovës po zgjerohet dhe po fuqizohet në Itali. Jemi duke punuar vazhdimisht që të jemi sa më afër mërgimtarëve tanë, me qëllim të përfaqësimit sa më të madh të mërgatës tonë në jetën politike, dhe bashkërisht të angazhohemi për një Kosovë të zhvilluar dhe një PDK të fortë.

Kuvendin e përcollën dhe e përshëndetën duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese përfaqësuesja e Shoqatës "Zëri i Atdheut" profesoresha znj. Rajmonda Deda si dhe përfaqësuesi i Shoqatës "Bashkimi Kombëtar" profesor Ragip Thaçi.

Uroj dhe përgëzoj zgjedhjen e strukturave drejtuese të nëndegës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=778527880298238&set=pcb.778528350298191


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.