Memli Krasniqi

Biografi e shkurtër


Memli Krasniqi është Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Kryetari Krasniqi u lind në vitin 1980 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin e ulët e të mesëm. Ai ka diplomuar në drejtimin Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë mori titullin MSc në Marrëdhënie Ndërkombëtare “The London School of Economics and Political Sciences” në Londër, Mbretëri e Bashkuar.


Kryetari Krasniqi e filloi rrugëtimin e tij politik me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në vitin 2004, ku në fillim drejtoi Qendrën për Studime Politike brenda partisë. Në tetor të vitit 2006 u zgjodh Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. Nga viti 2013 deri në vitin 2021 ka qenë nënkryetar i partisë.


Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Kryetari Krasniqi u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe momentalisht është në mandatin e tij të gjashtë. Në tetor 2008, ai u emërua Zëdhënës i Qeverisë dhe Këshilltar Politik në Kryeministri. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka qenë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pastaj ka shërbyer për një mandat si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga viti 2014 deri në vitin 2017. Për dy vite ka udhëhequr Grupin Parlamentar të PDK-së dhe më pas shërbeu si Zëvendës-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga fundi i vitit 2019 deri 2021.


Më 3 korrik 2021, Memli Krasniqi u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.


Kryetari Krasniqi jeton në Prishtinë me gruan e tij Melizën dhe me fëmijët Borën, Malin dhe Verën.




Shpërndaje:

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.