Krasniqi nuk pajtohet me draftin aktual të Asociacionit: Është tekst e ka prodhuar Kurti me mosveprim

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tha se draft-statuti i Asociacionit duhet të shkruhet me SHBA-në.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërmen e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së…s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, tha ai.

Krasniqi siguron se nëse PDK vjen në pushtet në 100 ditët e para do ta resetojë dialogun

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, “Click” në RTV21 është zotuar se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së, do t’i bëhet resetim dialogut me Serbinë.

“Ju siguroj që PDK në momentin që do vijë në Qeveri në 100 ditë e para ne do ta resetojmë dialogun , që nënkupton më së pari do të ketë një komision të ri, do të ketë ndërmjetës tëri si dhe do të ketë ndryshim qasje të dialogut”, tha ai duke shtuar se për këtë do të konsultohet me partnerët ndërkombëtar .

“Këtë draft të Asociacionit me rezolutë 1244 dhe me Arbitrazh brenda nuk e pranojmë”

Ai shtoi se me këtë draft nuk pajtohet .

“Me rezolutë 1244 preambulë dhe vetëm dy më të rëndat po i përmendi se ka telashe edhe tjera po rezoluta për mue ezbeh dhe e rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe arbitrazhi është absolutisht i papranueshëm… këto dyja do të besoj që do t’i arrinim. “, tha Krasniqi.

Krasniqi nuk pajtohet me draftin aktual të Asociacionit: Është tekst e ka prodhuar Kurti me mosveprim

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk pajtohet me tekstin e draftit aktual të statutit të Asociacionit.

“ Mendoj se është një draft i keq i cili rrezikon absolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pas një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, tha ai.

Krasniqi shtoi se Kurti ka vepruar vonë me rastin e Manastirit të Deçanit, sipas tij nëse Kurti do ta ofronte draftin dy vite më herët do të ishte në rast me të favorshëm.

Krasniqi: Bashkësia ndërkombëtare nuk pret më asgjë prej kësaj Qeverie

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 tha se bashkësia ndërkombëtare nuk pret më asgjë nga kjo Qeveri.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se edhe nëse ndodh gjatë qeverisjes së Kurtit nuk “do t’i frikësonte ata” edhe nëse VV do ta përdorte këtë në fushatën zgjedhore.

“I vetmi mospajtim me Qeverinë në këtë çështje është se janë vonu, sepse në momentin kur është suspendu nga anëtarësia Rusia ne kemi mbajt konferenca për shtyp kemi çu letra, kemi dalë kemi bo ftesa aman ngutuni aplikoni se dosjen e kanë pasur të gatshme prej neve, dosja ka qenë e gatshme vetëm është dashtë me apliku, atë aplikim e kanë bërë me vonesë pastaj mbledhjen në Itali e humbëm që minimum nja 6 muaj na ka nxjerr prej plani. Shikoni kjo është një e arritur për Kosovën, Kosova ka nevojë me qenë në KE, dhe anëtarësimin tonë e shoh më së pari të rëndësishëm dhe e dyta jo që i gëzohemi por e kemi ndihmuar këtë proces”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij punën që e ka bërë subjekti që ai drejtoi tha se është se e kanë hequr kushtin e Asociacionit, duke shfrytëzuar një mik të tij rumun.

“Dhe unë vet zotin Hulaj i kam kërku që të na ndihmoj, mocioni i tij pastaj është votu dhe me shumicë votash përkundër insistimit të tjerëve është heqë”, tha ai.

Sipas Krasniqit nuk është e drejtë që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Nuk është e drejtë se Asociacioni nuk është e drejt e njeriut, është vendim politik”, tha ai.

“E shoh pak problematike këtë kushtëzim sepse mendoj që po shfrytëzohet një ambicje e Kosovës, pesë metrat e fundit para finish”, tha Krasniqi.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk po i beson tre udhëheqësve të institucioneve të Kosovës”

Ndërkaq sa i përket letrës së tre liderëve të Kosovës sipas tij nuk po del të jetë e mjaftueshme.

“Po këtë rast po del se partnerët nuk po iu besojnë liderëve të shtetit, unë besoj se ka të bëjë me krejt këtë periudhë tri vjeçare që e kanë pas pushtetin dhe e kanë degradu”., u shpreh Krasniqi.

Krasniqi thotë se liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës u bë pasi që fillimisht u lejua nga Kurti

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për situatën në veri, nuk u shpreh i bindur se atje është shtrirë sovraniteti.

Ai mori si shembull liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

“Nuk i ka pranu Bashkimi Evropian prej qielli, BE i ka pranu se i ka pranu Albin Kurti i pari., se këto dokumenta për çka ne i kemi reagu qysh në fillim të 2022 janë pjesë e këtyre marrëveshjeve që janë bërë në Twitter, që me një deklaratë të Borrellit dhe Lajçakut u bëjshin marrëveshje obligative”, tha ai.

Sipas tij zyrën për Kosovë, Serbi i kanë leju Kurti e Bislimi sepse po të mos ndodhte kjo nuk BE nuk do të kishte marrë vendim për liberalizmin e vizave për serbët e Kosovës.

Krasniqi: Bedri Hamza ishte propozim i imi

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tregoi se Bedri Hamza ishte propozim personal i tij si kandidat për kryeministër

Krasniqi: E sfidojmë Kurtin me kandidatin më të mirë për kryeministër Bedri Hamzën

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministrin aktual Albin Kurti në zgjedhje e sfidon me kandidatin e PDK-së , Bedri Hamzën.

Kur u pyet se pse nuk kandidoi ai, a po i mungonte guximi?

Ai tha se ambicja e tij si lider i PDK-së është që t’i ofrojë Kosovës një njeri që u shpërben siç tha ai qytetarëve.

Krasniqi tha se fushëbeteja për zgjedhjet është ekonomia e sipas Krasniqit, Bedri Hamza është njeriu i duhur që i zgjedh problemet e qytetarëve.

Ai u zotua se Hamza do t’i zgjedhë problemet e energjisë e mirëqenies qytetare.

Krasniqi përmendi kohën kur Hamza ishte ministër i Financave e që sipas tij është I vetmi që ka bërë rritje të pagave.

Përmendi punën e e tij në Mitrovicë duke thënë se ka arritur të bëjë mrekulli atje.

Ai u shpreh i bindur se nëse Hamza do të bëhet kryeministër 6 muajt e parë do ta përmisojë mirëqenien e qytetarëve .

Krasniqi kundër qeverisjes njëpartiake: Është mentalitet monist, autoritar

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emsionin “Click” , në RTV21 tha se është kundër qeverisjes njëpartiake.

“Është mentalitet monist, është mentalitet autoritar, është qasje e cila të pengon me zhvillu “, tha ai.

Ai tha se synojnë të dalin të parët ë]në zgjedhje, por shtoi se do të qeverisin në koalicion.

“Mentaliteti aktual i qasjes autoritare duhet me ndryshu.”, tjha ai

Krasniqi akuzoi se qeveria nuk ka dashur bashkëpunim me opozitën as për dialog.

Krasniqi: S’kemi vija të kuqe për koalicion, por nuk shohim koalicion të mundshëm me VV-në

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi, tha se subjekti që ai udhëheq nuk vendos vija të kuqe për askënd në koalicion.

“Por nuk kemi preference , nuk e shoh një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, hendeku është i madh , dallimet janë të mëdha , jo vetëm për të kaluarën por edhe vizioni për të ardhmen dallon shumë.

Ai tha se nuk mund të ketë partneritet me një parti e cila sipas tij e ka sjellë situatën për Kosovën ku partnerët ndërkombëtarë “flasin më idhnim, ku kërkush në BE nuk na përmend” .

Krasniqi i madje tha se qasja e kësaj qeverie me SHBA-në ka qenë e rrezikshme.

“Ky kryeministër sekretarit të SHBA-së, njo dy tri herë brenda viti me i thënë jo me qenë kryeministër i Iranit është pak problem e lëre me qenë kryeministër i një shteti si Kosova që ekzistencën përveç sakrificës së luftës edhe vuajtjes e duhet me ja dediku edhe ndihmës së SHBA-ve dhe NATO-s”, tha ai.

Ai po ashtu përmendi edhe deklaratën e O’Braien për Kosovën.

Krasniqi: Në vendin e parë dhe të dytë në zgjedhje bëjnë garë PDK-ja dhe LVV-ja 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 është shprehur i bindur se gara për vendin e parë në zgjedhjet nacionale do të jetë mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“ Jam i bindur 100 % se ditët që do të shpallen zgjedhjet jenë ditët e fundit të numërimi prapë për Albin Kurtin..”, tha ai.

Krasniqi: PDK-ja është alternativa e LVV-së

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh i bindur se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza do ta fitojë këtë post në zgjedhjet nacionale.

“Ne jemi alternative e Vetëvendosjes për shumë gjëra, e para e punës , sot qytetari i Kosovës ka siguri … për tri vjet jemi pasur një qeveri se sa here je çu në mëngjes si qytetar është dashur me prit se çka po ndodh ndonjë befasi., a ka krizë, tension, prishje të raportet, prej raportet me Shqipëri , me Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Krasniqi: Na duhet një qeveri që kryen punë e jo fjalë

Ai tha se me Bedri Hamzën në pushtet befasinë më të madhe që mund ta kenë qytetarët është ta shohin se iu janë rritur pagat .

“Përndryshe parashikueshmëria siguria dhe sinqeriteti në program që burjojnë nga nevojat e qytetarëve ….sot këtij vendi i vyn një qeveri që përtjen fjalëve kryen punë. Ne me fjalë nuk mund të konkurojmë më Albin Kurtin, Kurti për fjalë pë r retorikë për demagogji për boshllëk të tij është kampion, …po për me krye punë për qeveris djer për me e ndihmu jetën e qytetarëve …unë besoj se PDK është dëshmu.” tha Krasniqi.

Krasniqi: Nuk besoj se Kurti mund të bëhet kryeministër, nuk di më kënd do të bëjë koalicion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli KRasniqi në emisionin “Click” në RTV21 është shprehur i bindur se gara për vendin e parë në zgjedhjet nacionale do të jetë mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“ Jam i bindur 100 % se ditët që do të shpallen zgjedhjet jenë ditët e fundit të numërimi prapë për Albin Kurtin.

“Nuk besoj se Kurti mund të bëhet kryeministër, nuk di më kënd do të bëjë koalicion”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi: Kjo qeveri ka degraduar në çdo aspekt, të jetës në Kosovë, ka sjellë sanksione dhe ka përplasur Kosovën me SHBA-në

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi kur u pyet se pse është e nevojshme që gjithmonë të mbahen zgjedhjet e parakohshme tha se zgjedhjet parlamentare është dashur të mbahen para një viti. Sipas tij qeveria aktuale ka degraduar raportet esenciale për Kosovën duke përfshirë edhe ato me SHBA-në dhe BE-në.

“ Kjo Qeveri i ka sjellë sanksione nga BE Kosovës por edhe nga SHBA, kjo qeveri e ka sjellë Kosovën ku 300 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vetëm gjatë qeverisjes së tyre edhe 100 arsye të tjera përveç tyre janë që duhet me shku ën zgjedhje, sepse nuk e ka realizuar as 10 % të programit të vet me të cilin i ka fitu zgjedhjet, andaj unë nuk e përjashtoj mundësinë që të shkohet deri në afatin e rregullt por mendoj se është gabim që çdo ditë e më tutje me qeverinë e zotit Kurti është ditë e humbur për Kosovën”, tha lideri i PDK-së.

Ai shtoi se aktualisht vendi ndodhet në një udhëkryq të madh në bazë të situatës gjeopolitike , sipastij zgjedhjet e Parlamentit Evropian do ta ndryshojnë politikën evropiane. Derisa për zgjedhjet në SHBA tha se mund të ndryshojnë situatën.

“Kemi nevojë ta kemi një qeveri të re e cila është në mandatin e saj në momentin kur kemi komisionin e ri evropian dhe mbahen zgjedhjet në SHBA për të filluar mbarë një mandate të ri”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi: Nuk e marrë parasysh asnjë deklaratë tjetër të LVV-së përveç të Kurtit

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tha se në partinë Vetëvendosje merr vendime vetëm kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Partia e zotit Kurti është vet Kurti…unë nuk e marr me seriozitet asnjë deklaratë tjetër përveç të kryeministrit sepse çka do që thotë kryeministri këta tjerët e përsërisin dhe në momentin që ai e ndërron këtyre nuk iu vjen turp me ndërru, pra unë e kam dëgju vetëm kryeministrin duke thënë jam i gatshëm me shku në zgjedhje kur të doni dhe nga kjo premisë e kam caktuar edhe datën”, tha ai.

Krasniqi: Qeveria Kurti është Qeveri e fjalëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh optimist se subjekti politik që ai drejton të dal mirë në këto zgjedhje duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi treguar se modeli ynë qeverisës në nivelin lokal është model që kryen punë iu shërben qytetarëve dhe e mabn fjalën , ne këtë model në një plan makro e quajmë në një ofertë nacionale do të ia ofrojmë qytetarëve të Kosovës në nivelin nacional”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se zgjedhjet janë domosdoshmëri e jo dëshirë e tyre.

“Sot shumica e njerëzve nuk janë me këtë qeveri, pavarësisht me cilat parti janë”, tha ai.

Ai madje sfidoi sërish pushteti që të shkojnë në zgjedhje.

“Ftesa ime ka qenë qe një vit sot është edhe më e zëshme po shkojmë në zgjedhje, unë jam i gatshëm ta dakordojmë datën, unë jam i gatshëm të shkojmë edhe me 2 qershor edhe në fund të majit, por edhe në një javë pas datës”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së këmbënguli se është e nevojshme të shkohet në zgjedhje, pasi që sipas tij Kosova për tri vjet të qeverisjes së Vetëvendosjes nuk është me e mirë se sa që ka qenë. Sipas tij aktualisht ekonomia ka stagnuar .

“E ke një sektor publik të kërcënuar , e ke një shëndetësi në kolaps, e ke një arsim të degraduar, e ke një politikë të jashtme në status quo, nuk ke asnjë avancim në asnjë sektor përkundër kemi degradim”, u shpreh Krasniqi.

“Nëse është më e mira atëherë do ta ketë mbështetjen e qytetarëve po shkojmë po e provojmë, nëse janë të bindur që kanë punu mirë unë po besoj që edhe qytetarët kanë me e shpërbly, nëse e ata e kanë këtë bindje po shkojmë po e provojmë.

Krasniqi tregon arsyen pse propozoi që 9 qershori të caktohet datë e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke komentuar në emisionin “Click” në RTV21 sondazhet e publikuara tha se sondazhi i vetëm që vlen është ai i ditës së zgjedhjeve.

“Sondazhet të cilat publikohen në Kosovë me gjithë respektin , në shumë raste ia kanë huqur. Ne kemi pasur një përvojë jo fort të mirë në zgjedhjet lokale sepse pothuajse në shumicën e atyre ku kemi fituar me kandidatët tonë në sondazhe nuk kemi dal fitues, bile në disa prej tyre nuk kemi qenë as në balotazh, këtë po e them vetëm për të kthyer vëmendjen tek një fakt më i rëndësishëm qytetarët e Kosovës sot nuk jetojnë më mirë se para tri vjetësh.”, tha Krasniqi.

Ai tregoi edhe se cila është arsyeja që e kanë propozuar datën 9 qershor si datë për zgjedhje.

“Unë kam propozuar datën 9 qershor sepse edhe kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm për të mbajtur zgjedhje, nga fillimi i korrikut të kaluar PDK ka propozuar të shkohet në zgjedhje” shtoi Krasniqi.

“Kam propozuar 9 qershorin edhe për një arsye të thjeshtë koincidon me mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin evropian , në një moment kur populli më proevropian I Ballkanit që është populli I Kosovës është i sanksionuar nga ky bashkim për shkak të gabimeve të qeverisë aktuale, unë besoj se do ishte një simbolikë e mirë për treguar që megjithatë ne vazhdojmë të mbetemi evropian edhe në bindje edhe në qëllime”, tha ai.

Nga RTV21


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.