Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën e Kuvendit, ka thënë se të dielën Republika e Kosovës u përball me një sulm terrorist diversant, të orkestruar nga shteti serb. Prandaj, sipas tij, sot, para se gjithash, nuk mund të flitet për betejat e brendshme politike sepse është një temë më të rëndësishme përpara: Kosova – shteti ynë! “Kosova, kolegë të nderuar, sot është nën sulm dhe ne, të gjithë, pa përjashtim, duhet të jemi në krye të detyrave dhe përgjegjësive tona”, ka thënë Kryetari Krasniqi.
Videoja e plotë:
https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/329904492903380