Kryetari Krasniqi përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Jeta i bashkoi për liri – e vdekja në përjetësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të kalimit në përjetësi të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit dhe dëshmorëve tjerë.

Postimi i plotë:

25 vjet pa Fehmiun dhe Xhevën!

Më e shtrenjtë është liria se jeta! Prandaj, për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, betimi “derisa vdekja të na ndajë”, nuk ishte as i mjaftueshëm dhe as i saktë. Për të dy, bashkimi në martesë nënkuptonte përjetësinë, sepse jetën tashmë ia kishin premtuar atdheut. Jeta i bashkoi për liri – e vdekja në përjetësi.

Sot, kujtojmë me krenari edhe bashkëluftëtarët e pandashëm të tyre, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, në 25 vjetorin e lartësimit të tyre të përjetshëm.

Lavdi Heronjve të Kosovës!🌹


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.