Në PDK, takim me ambasadoren izraelite Ziv: Për kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili si dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Në deklaratën e PDK-së, thuhet se “ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ku ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm”.

“PDK si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, theksohet në deklaratën e PDK-së, pas takimit me ambasadoren izraelite, Tammy Ziv.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.